
Gazetari, Visar Duriqi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është duke zhvilluar një fushatë të ashpër ndaj partive të tjera politike.
Por megjithatë, Duriqi ka thënë se opozita po e injoron Kurtin.
“Kur jemi tek ashpërsia, kemi ashpërsi të njëanshme. Në njërën anë është Vetëvendosja që është e ashpër ndaj të tjerave dhe të tjerat që tentojnë me injoru”, ka thënë Duriqi.
Ndryshe, partitë politike janë mobilizuar për zgjedhjet e shkurtit, të cilat do të mbahen më 9 shkurt të këtij viti. /Gazeta10/