Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Matoshi-Gashit: Gërvalla e ka mshelë Ministrinë e Punëve të Jashtme, s’ka as edhe një njohje

Gazeta10
24 January 2025 - 22:06

Një debat i ashpër është zhvilluar në “Politiko” në mes të panelistëve, Halil Matoshit dhe Blerim Gashit lidhur me punën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Matoshi ka thënë se në Ministria e Punëve të Jashtme në katër vjet nuk ka siguruar as edhe një njohje.

“Në këtë diplomaci nuk e ki asnjë njohje. E kanë mshelë Ministrinë e Jashtme e del i shan mediat, për Gashin është okej.  Albin Kurti 17 minuta tu ia ba biografinë asaj”, ka thënë Matoshi.

Megjithatë ndaj një deklarimi të tillë ka reaguar Gashi.

“Cilat media? Ato që ofendojnë a? Qasaj që i kanë reagu. Klan Kosovës dhe familjes Devolli. Që e kanë qit në portal dhe e kanë thirr personin anonymus propagandues për Gërvallën. Qekjo zonja i ka reagu asaj media”, ka thënë Gashi.

Tutje, Matoshi ka insistuar se Gërvalla nuk e ka takuar as edhe një person gjatë kohës sa ka qenë n[ SHBA.

“A u taku Gërvalla me dikan a jo?”, ka pyetur Matoshi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.