
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të analistëve politikë, Adrian Çollakut, Blerim Gashit dhe Halil Matoshit lidhur me tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Kamenicë.
Çollaku ka insituar që Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur shumë përkrahës në tubimin në Kamenicë.
“S’janë as 300 vetë. 110 i ki kandidatë. Nuk ka puls qetu”, ka thënë Çollaku.
Ndaj një deklarimi të tillë ka reaguar Gashi.
“Je ba si ai zëdhënësi i policisë që thojke protestat e VV-së”, ka thënë Gashi.
Por megjithatë, Matoshi ka theksuar se shumica e partive po lavdërohen për numrin e qytetarëve nëpër tubime, duke mos shpërfaqur programe reale.
“Nëse media edhe opozita dhe partia në pushtet hyjnë në pushtet me numra është fatkeqësi, derisa askush nuk analizon programe politike. Vetëm po ngihen kush po i mush sallat, i qesin do perde te zeza e ndajnë sallën përgjysmë. E krijojnë mashtrimin optik”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/