
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Sylejman Berisha ka shpërfaqur programin e tij përgjatë kësaj fushate elektorale.
Ai ka bërë me dije se përvoja e tij shumëvjeçare do t’i shërbejë për programin e Partisë Demokratike të Kosovës.
Duke përmendur në veçanti energjetikën, Berisha ka thënë se Kosova gjendet në një situatë të disfavorshme dhe se kontributi në këtë drejtim është mëse i nevojshëm.
“Komponenta ime kryesore do të jetë pjesa e stabilitetit energjetik dhe mbrojtjes së mjedisit. Te pjesa e energjetikës, duhet të pranojmë të gjithë se jemi në një situatë të palakmueshme”, ka thënë ai. /Gazeta10/