Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Kastrati Bucolli: Drenasi po e përkrah fuqishëm Bedri Hamzën

Gazeta10
27 January 2025 - 17:45

Kanidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Agnesë Kastrati Bucolli e ftuar në emisionin “Raport” të Kanal10 deklaroi se banorët e Drenasit e përkrahin Bedri Hamzën në kandidaturën e tij për kryeministër.

Kastrati-Bucolli e cila është edhe ndër gratë më të votuara atje, tha se ajo komunë mbetet bastioni i PDK-së.

“Në zgjedhjet lokale kam garuar si asambleiste, i kam fituar shumicën e votave. Mund të them lirisht se kam qenë ndër femrat më të votuara në komunën e Drenasit e pastaj kam kaluar në pozitën drejtoreshë e zhvillimit ekonomik, tash e dy vite. Angazhimi im në këtë drejtim më ka shtyer që të vazhdoj edhe më shumë. Ne e dimë që Drenasi, Drenica është bastion i PDK-së,është një frymë shumë e mirë me kryeministrin në ardhje, Bedri Hamzën. Drenasi është duke e përkrahur fuqishëm PDK-në”, tha ajo. /Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.