Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kurtin e gjuajnë me mjete piroteknike në Skenderaj, Matoshi: Ky akt s’i ndihmon Thaçit, por Kurtit!

Gazeta10
27 January 2025 - 21:07

Komentatori politik dhe njëherësh gazetari, Halil Matoshi ka komentuar tensionet në tubimin elektoral në fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj.

Matoshi ka thënë se aktet e tilla janë të pahijshme dhe se Lëvizja Vetëvendosje e ka pasur të drejtën e saj elektorale për ta mbajtur atë tubim.

“Në këtë rast LVV është në të drejtën e saj kushtetuese për të mbajtur një tubim elektoral. Këtu nuk mundet me pengu kerkush”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Tutje, ai ka theksuar se VV ka përdorur armë edhe të kalibrit më të lartë sa ka qenë në opozitë.

“Në anën tjetër, LVV ka ditë  me përdorë armë të kalibrit më të madh sesa petardet që i përdorin teenagerat dhe fëmijët”, ka thënë ai.

Ndryshe, kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, u prit me brohoritje të ndryshme, e në mesin e tyre pati edhe thirrje “Thaçi – Thaçi” dhe “Albin hajni”, derisa  pranë tubimit ku u mblodhën disa qytetarë dhe Policia intervenoi për t’i larguar. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.