
Komentatori politik dhe njëherësh profesori, Nexhmedin Spahiu ka komentuar tensionet në tubimin elektoral në fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj.
Spahiu ka thënë se një veprim i tillë është tërësisht i papranueshëm.
“Kjo më ban mu turpnu mu si drenicak sepse disa tentojnë me paraqitë ndryshe prej Kosovës”, ka thënë Spahiu.
Ndryshe, kryetari i LVV-së Albin Kurti, u prit me brohoritje të ndryshme në Skenderaj, e në mesin e tyre pati edhe thirrje “Thaçi – Thaçi” dhe “Albin hajni”, derisa pranë tubimit ku u mblodhën disa qytetarë dhe Policia intervenoi për t’i larguar. /Gazeta10/