Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“PDK-yhy i Kurtit dhe injorimi i Drenicës”, Çollaku për shkakun e tensioneve të VV-së në Skenderaj

Gazeta10
27 January 2025 - 21:20

Komentatori politik, Adrian Çollaku ka komentuar tensionet në tubimin elektoral në fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj.

Çollaku i ka cilësuar këto tensione si të papranueshme.

Sipas tij, kjo situatë ka ardhur për shumë arsye.

“Krejt ka pak se këta mendojnë qe qeveria gjatë kohës së vërshimeve nuk e ka nda asnjë cent, mandej Kurti ka dale PDK-yhy, LDK-yhy. Sidoqoftë mendoj që nuk ka nevojë për situata të tilla”, ka thënë Çollaku.

Ndryshe, kryetari i LVV-së, Albin Kurti, u prit me brohoritje të ndryshme në Skenderaj, e në mesin e tyre pati edhe thirrje “Thaçi – Thaçi” dhe “Albin hajni”, derisa  pranë tubimit ku u mblodhën disa qytetarë dhe Policia intervenoi për t’i larguar. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.