Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Qosja doli publikisht në përkrahje të VV-së, Rexhaj: Më vjen keq që është bërë debat publik!

Gazeta10
27 January 2025 - 21:33

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka komentuar përkahjen që akademiku, Rexhep Qosja ia ka dhënë këtij subjekti politik, ndërsa është ndalur edhe tek kritikat që i janë adresuar këtij të fundit pas përkrahjes publike.

Rexhaj ka thënë se është e drejtë e akademikut Qosja që të shpërfaqë mbështetjen e tij karshi partive politike.

“Nuk e kuptoj pse sulmohet një figurë publike, një akademik, një shkrimtar që ka dalë në përkrahje të një subjekti politik. Është e drejtë demokratike e tij”, ka thënë Rexha i VV-së në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Tutje, ai ka theksuar se i vjen keq që për një përkahje të tillë është bërë debat publik.

“Më vjen keq që është ba debat publik. Ka pasë shumë figura që janë dalë në mbështetje të LVV-së edhe më herët”, ka thënë ai. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.