Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Rexhaj: Vetëvendosje është për bashkim kombëtar

Gazeta10
27 January 2025 - 21:44

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është për bashkim kombëtar.

Por megjithatë, ai e ka pranuar se raportet në mes të kryeministrit të vendit, Albin Kurtit dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës nuk kanë qenë gjithmonë të mira në aspektin e dialogut.

“Në aspektin e dialogut, po sepse përherë i kemi thanë Edi Ramës që shikoje Serbinë me sytë e Kosovës dhe jo për interesat e tua. Jo me na ardhë e me na dhanë drafte të asociacionit, të cilat janë në dëm të Kosovës”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Por në aspektin e bashkëpunimit insitucional, Rexhaj ka thënë se raportet mes tyre kanë vazhduar si gjithmonë.

“Me Shqipëri s’munet ma na prish kush. Unë nuk menoj që në kuptimin institucional të ndërveprimit të ministrave, të kryeministrit zyrtar ka prishje të raporteve, por s’mund të ketë”, ka thënë Rexhaj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.