
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj e ka pranuar se raportet në mes të kryeministrit të vendit, Albin Kurtit dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës nuk kanë qenë gjithmonë të mira, duke thënë se ka pasur mospajtime në aspektin e dialogut.
Sipas Rexhajt, ka kaluar koha kur Edi Rama është mbivendosur në Kosovë dhe i ka tallur liderët kosovarë.
“Në aspektin e dialogut, po sepse përherë i kemi thanë Edi Ramës që shikoje Serbinë me sytë e Kosovës dhe jo për interesat e tua. Jo me na ardhë e me na dhanë drafte të asociacionit, të cilat janë në dëm të Kosovës”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Por në aspektin e bashkëpunimit insitucional, Rexhaj ka thënë se raportet mes tyre kanë vazhduar si gjithmonë.
“Me Shqipëri s’munet ma na prish kush. Unë nuk menoj që në kuptimin institucional të ndërveprimit të ministrave, të kryeministrit zyrtar ka prishje të raporteve, por s’mund të ketë”, ka thënë Rexhaj. /Gazeta10/