Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Matoshi përplaset me Rexhajn e VV-së: A keni mendu me ndërtu bunkera në Kosovë?

Gazeta10
27 January 2025 - 22:24

 Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të komentatorit politik, Halil Matoshit dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhajt lidhur me pikëpamjet e kësaj qeverie në raport me dialogun.

Matoshi ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës karshi dialogut, teksa ka përmendur edhe raportet e kësaj të fundit me Shqipërinë.

“Për Shqipninë po kaj unë se i ka hup 40 vjet për qenien shqiptare”, ka thënë Matoshi.

Por megjithatë, ndaj një opinioni të tillë ka reaguar Rexhaj.

“Jo more mos kaj për Shqipninë, mos u lodh Serbinë. I kena hallet tona”, ka thënë Rexhaj.

Tutje, Matoshi shtroi sërish pyetje ironike ndaj Rexhajt.

“Bunkera a keni menu me ndërtu në Kosovë?”, ka pyetur Matoshi.

“Po nuk ka nevojë tash për tash”, ka thënë Rexhaj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.