Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Deklarimet e Gërvallës për Rugovën, Haradinaj: Mu po më vjen marre për të!

Gazeta10
28 January 2025 - 19:58

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar deklarimet e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës, e cila në tubimet elektorale të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Guxo ka përmendur në vazhdimësi ish-presidentin, Ibrahim Rugova.

Haradinaj i ka quajtur si të pavenda deklarimet e Gërvallës karshi ish-presidentit Rugova.

“Çka me ju bo këtyne njerëzve që mas 20 e sa vjete, masi kanë pështy e sha e çka s’kanë bo, tash shkojnë e thirren në vlerat e presidentit Rugova”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i AAK-së ka theksuar se me Rugovën ka pasur bashkëpunim të ngushtë, por siç tha ai, nuk po e përmend për fushatë zgjedhore.

“A beson mu po më vjen marre. Unë nuk po e permeni po më vjen keq. Kur u kanë koha i kam shtri dorën e pajtimit, kemi punu bashkë për të mirën e Kosovës”, ka thënë ai në “Politiko”.  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.