Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Ejupi-Hajzeraj për Haradinaj: Është njeri i dëshmum si para ashtu edhe pas luftës

Gazeta10
28 January 2025 - 21:41

Komentatorja politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj ka komentuar fushatën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe deklarimet e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës ndaj kryetarit të kësaj partie, Ramush Haradinaj, të cilin e ka quajtur si “gjeneral të vetëshpallur”.

Ejupi-Hajzeraj ka vlerësuar se AAK-Nisma po bën një fushatë të mirë.

“Z.Haradinaj po bën një fushatë të mirë dhe është një njeri i dëshmum si para luftës ashtu edhe pas luftës”, ka thënë ajo.

Deklarimet e Gërvallës drejtuar Haradinaj, Ejupi-Hajzeraj i ka vlerësuar për keqardhje.

“Po e shohim që në shumicën e fushatës ka qenë si i atakum në pjesën më të fortë të tij si gjeneral lufte. Është për keqardhje për të gjithë njerëzit që e kanë thënë këtë”, ka thënë Ejupi-Hajzeraj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.