Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Deklarimet e Gërvallës, Gashi: Jokorrekte, Haradinajt nuk mund t’i mohohet kontributi i luftës!

Gazeta10
28 January 2025 - 22:06

Komentatori politik, Blerim Gashi ka komentuar fushatën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe deklarimet e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës ndaj kryetarit të kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Gashi ka thënë se deklarimet e tilla janë jokorrekte dhe tërësisht të gabuara.

Ai ka theksuar se Haradinaj asnjëherë nuk mund të kritikohet për kontributin e dhënë për çlirimin e Kosovës.

“Kur e dëgjova znj.Gërvalla që është më së buti me i thanë nguti e mas randi me i thanë gabim krejt logjik. Munesh për një milionë sene me kritiku z.Haradinaj, por për këtë vijën patriotike dhe kontributin dhënë për çlirimin e Kosovës është gabim me ba”, ka thënë Gashi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.