
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar kritikat e njëpasnjëshme të kryeministrit të vendit, Albin Kurtit ndaj biznesmenëve në vend, e sidomos ndaj familjes Devolli.
“Ne duhet të jemi partnerë të bizneseve. Është fat i madh që ata (Devollët) e kanë zanë hapësirën që e ka pasë dikur (Bogoljub) Kariq”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se familja Devolli ka investuar në shumë biznese, teksa ka theksuar se kanë punësuar shumë të rinj dhe të reja.
Sipas Haradinajt, bizneset duhet të ndihmohen dhe të përkrahen nga çdo qeverisje dhe jo të përdoret një gjuhë e tillë ndaj tyre.
“Shkëlqimi dhe Blerimi janë njerëz që kanë investu në prodhim, p.sh. fabrika Birra e Pejës ka qenë fabrikë e sllovenëve. Po a ma mirë që e ka i Kosovës atë? Ai ka investu në firmën Vita, mullinin e Xërxës. Prodhon dyshekë, prodhon kafe”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/