Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kërstiq: Vuçiq po bën “fushatë të pisët”, po angazhon njerëz të votojnë Listen Serbe!

Gazeta10
29 January 2025 - 12:22

Gazetari serb, Branislav Kërstiq ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka angazhuar serbë në Kosovë që të votojnë Listën Serbe.

Sipas Kërstiqit, kjo fushatë e Vuçiqit po bëhet tek serbët që e kanë letërnjoftimin e Kosovës.

“Z.Vuçiq dhe regjimi i tij është në një fushatë tepër të pistë. E ka angazhu edhe Komisariatin e Refugjatëve të serbëve nga Kosova, të cilët i kanë leternjoftimet e shtetit të Kosovës”, ka theksuar Kërstiq.

Tutje derisa ka folur për Kosovën, Kërstiq ka thënë se Kosova është shtet i pavarur, por që pushteti që pas shpalljes së pavarësisë është formuar me ndikim të aleatëve ndërkombëtarë.

“Kosova është shtet i pavarur. Por prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pushteti ka qenë i formuar me ndikim tepër serioz të administrates dhe shteteve të QUINT-it”, ka thënë Kërstiq. /Gazeta10/

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.