
Komentatori politik, Adrian Çollaku ka komentuar raportet në mes të kryeministrit të vendit, Albin Kurtit dhe emisarit të SHBA-së për misione të veçanta, Richard Grenellit.
Çollaku ka thënë se Kurti tashmë pas ardhjes së Grenellit sërish në administratën Trump do të ndryshojë qasje.
Sipas Çollakut, Kurti në vazhdimësi ka ndryshuar qëndrimet e tij.
“Kurti gjithmonë ka ndryshu prej aty ku ka thanë jo negociata, asociacion. Kurti e ka ditë fuqinë e tij, po aty ka ndërru administrata. S’ka besu që vjen Grenelli”, ka thënë Çollaku. /Gazeta10/