
Zafir Berisha, kandidat i koalicionit AAK-NISMA për deputet, ka theksuar mbështetje për promovimin e zejeve tradicionale dhe ruajtjen e artizanateve lokale në Prizren.
Ai ka theksuar se nxitja e zhvillimit të zejtarisë dhe mbrojtja e interesave të zejtarëve janë të domosdoshme për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe prodhimeve të zejtarisë në Kosovë.

E plotë:
Mbështetje për promovimin e zejeve tradicionale dhe ruajtjen e artizanateve lokale si një pjesë e trashëgimisë kulturore në Prizren është synimi i koalicionit të veprave të mëdha 137.
Nxitja e zhvillimit të zejtarisë në Prizren dhe kudo në Kosovë nëpërmjet stimulimit dhe mbrojtjes së interesave të zejtarëve është domosdoshmëri,me qëllimin që të ruhen shërbimet dhe prodhimet e zejtarisë.#veçvepra137 #zafa14
