Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Matoshi për Kurtin: E ka dëshmu që është “i paaftë” me qeverisë

Gazeta10
29 January 2025 - 20:54

Gazetari, Halil Matoshi ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin për keqqeverisje.

Matoshi ka thënë se Kurti asnjëherë nuk do ta shkëmbejë postin e kryeministrit përmes koalicionit.

“Kurti edhe 25% me ra e luan opozitën dhe nuk e merr postin e presidentit”, ka thënë Matoshi.

Tutje, ai nuk ka kursyer kritikat sa i përket qeverisjes së Kurtit.

“Ai shumë ma mirë din me luftu në opozitë sesa në pushtet sepse në pushtet e ka dëshmu që është i paaftë me qeverisë, kurse si opozitar me rrëzu shtetin din kogja mirë”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.