
Komentatori politik, Xhavit Drenori i ka reaguar gazetarit Halil Matoshi, i cili kritikoi kryeministrin e vendit, Albin Kurtin për keqqeverisje.
Drenori ka thënë se qeveria Kurti është qeverisja më e pastër që e ka pasur Kosova.
“Nuk pajtohem që s’ka ditë me qeverisë. Bile përkundrazi qeverisje me duar më të pastra është kjo e katër viteve”, ka thënë Drenori.
Tutje, Drenori ka thënë se mendësia e qeverive të kaluara është ende e freskët tek qytetarët. /Gazeta10/