
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për keqqeverisje.
Ai ka thënë se qeveria Kurti nuk ka pasur asnjë pengesë, porse nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna.
“Tani mas katër-pesë viteve kur ata i kanë pasur duart e lira që të qeverisin mirëfilli nuk i kanë mbajtur premtimet”, ka thënë Avdullahu.
Avdullahu ka theksuar se PDK ka bërë opozitë kontruktive dhe se nuk ka përdorur “gurë” sikur LVV sa ishte në opozitë.
“Opozitë kontruktive ka bërë vazhdimisht PDK-ja”, ka thënë Avdullahu. /Gazeta10/