
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu është shprehur i bindur se partia e tij do t’i fitojë zgjedhjet e shkurtit.
Sipas Avdullahut, PDK ka marrë një përkrahje të madhe nga qytetarët.
“Ne po shkojmë që t’i fitojmë zgjedhjet. Në çfarëdo varianti me Bedri Hamzën kryeministër”, ka thënë Avdullahu.
Tutje, ai ka theksuar se Kosovës po i mungon përgjigja e Partisë Demokratike me Bedri Hamzën. /Gazeta10/