
Analisti politik, Blerim Gashi i ka reaguar kandidates për deputete të Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramajt, e cila tha se vendi është çliruar nga djem e vajza të guximshëm teksa përmendi arritjet e PDK-së.
“PDK so pronare e UÇK-së. Është edhe LDK, AAK-ja dhe populli i Kosovës”, ka thënë Gashi.
Megjithatë, Kabashi-Ramaj ka thënë se të gjitha proceset e rëndësishme shtetërore janë kryer nga PDK-ja, sidomos në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes.
“PDK-ja e ka realizu pavarësinë, infrastrukturën, shkollat dhe çdo gjë tjetër”, ka thënë ajo. /Gazeta10/