
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike e Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj është pyetur nga komentatori politik, Blerim Canaj për çështjen e sigurisë dhe kushtet tek FSK-ja.
Kabashi-Ramaj ka thënë se qeverisja aktuale nuk ka pasur vizion në menaxhimin e sektorit të sigurisë.
“Dy gjana i kem vrejtë që nuk ka pasur vizion qysh me u menaxhu sektori i sigurisë domethënë tendencat që me ba diçka në politikë kanë qenë të lidhura kryekëput me senzacion”, ka thënë Kabashi-Ramaj.
Tutje, ajo ka pasur kritika edhe sa i përket menaxhimit të buxhetit.
“Buxheti nuk është menaxhu qysh duhet. Është bartë prej vitit në vit dhe nuk ka pas investime të reja”, ka thënë ajo. /Gazeta10/