Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shqetësuese Coca- Cola me kimikat të dëmshëm/ Thaçi nga AUV: Kosova nuk është e përfshirë

Gazeta10
30 January 2025 - 10:16

Lamir Thaçi nga AUV i ftuar në emisionin e mëngjesit “Dita e re” ka komentuar përbërjen e Coca-Colës me kimikat të dëmshëm.

Ai tha se shteti i Kosovës nuk është i përfshirë, prandaj qytetarët nuk duhet të jenë të shqetësuar, raporton Gazeta10.

“Posa është shpërndarë lajmi ne kemi marrë veprimet e duhura, por në këtë rast Kosova nuk është e përfshirë, prandaj qytetarët në Kosovë nuk duhet ta ndiejnë asnjë shqetësim, ne jemi duke e monitoruar situatën dhe çfarëdo ndryshimi në informacion do ta ndajmë për publikun”, tha ai në Kanal10.

Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.