
Dy mandate ishte kryetari i Mitrovicës, tash Agim Bahtiri po synon një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Po vazhdon fushata zgjedhore e partisë Vetëvendosje në të gjitha komunat e Kosovës, raporton Gazeta10.
81’shi i Lëvizja Vetëvendosje, Agim Bahtiri po vazhdon të marrë mbështetje nga qytetarët kudo në Kosovë.
“Për Mitrovicën dhe Kosovën ‘Cep më cep’ voto Vetëvendosjen, me numrin 1 kryeministrin Albin Kurti dhe numrin 81 kryetarin Agim Bahtiri”, thuhet në në videon promovuese nga fushata e Bahtirit./Gazeta10