
Kandidati për deputet nga rradhët e PDK-së, Petrit Hajdari ka vazhduar vizitën e tij në bizneset e Kosovës.
Kësaj rradhë ai ka vizituar një biznes në Shtime, ku ai u përkrah mjaftë shumë nga qytetarët, raporton Gazeta10.
“Me bizneset e qytetit të Shtimes zhvilluam një diskutim jashtëzakonisht produktiv për nevojat dhe sfidat e tyre. Qeveria duhet ta rrisë punësueshmërinë në vend duke qenë krah i bizneseve. Vetëm kështu mund ta bëjmë një vend nga i cili të rinjtë nuk kërkojnë të ikin. Falemnderit nga zemra mikut të familjes, Fatmir Kadollit, për këtë organizim të jashtëzakonshëm”, thuhet në postimin e tij./Gazeta10