
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të komentatorëve politikë Nexhmedin Spahiut dhe Shqipe Pantinës lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa për dënimin e partive politike.
Spahiu ka pasur ankesa që Lëvizja Vetëvendosje nuk po e përdor shumë flamurin e Kosovës përgjatë fushatës zgjedhore dhe se ky veprim nuk po dënohet nga PZAP.
“Oponentët politikë po ankohen pse e kanë përdor një fjalor ama jo tubimet pa flamurin e Kosovës”, ka thënë ai.
Pantina ka thënë se PZAP e ka për detyrë t’i monitorojë vetëm aktivitetet gjatë fushatës.
“Ju po e ngatërroni një gjë. PZAP fushëveprim i ka aktivitetet gjatë fushatës”, ka thënë Pantina.
Tutje, debati ka vazhduar me tone të larta në mes të Spahiut dhe Pantinës, teksa kjo e fundit iu drejtua me termin “mizogjen”.
“Ky është aktivitet gjatë fushatës. Oj ti zonjë prit pak se po më ndërhyn”, ka thënë Spahiu.
“Pse po bërtet”, ka reaguar ashpër Pantina. /Gazeta10/