
Kandidati i LDK-së për deputet, Alban Zogaj është shprehur i bindur në fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e shkurtit.
“Jemi tu shku drejt fitores së 9 shkurtit”, ka thënë Zogaj.
Tutje, ai ka theksuar se LDK është duke marrë përkrahje masive në tubime elektorale.
“Fushata jonë veç po shkon e po ngritet ashtu edhe disponimi. Sallat janë të mbushura plotë”, ka thënë Zogaj në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Zogaj ka thënë se fitorja është alternativa e vetme e Lidhjes Demokratike të Kosovës. /Gazeta10/