
Kryesidnikalisti i arsimit, Rrahman Jasharaj ka kritikuar qeverinë e vendit për siç thotë ai, sulm të padenjë e të qëllimshëm ndaj mësimdhënësve grevistë, duke mos i ekzekutuar pagat e tyre.
Jasharaj për Kanal10 ka theksuar se ekzekutivi nuk po do të ketë qetësi e rehati në sistemin arsimor, por që sipas tij, do të ketë greva.
Jasharaj madje ka thënë se mësimdhënësit ndodhen në një pozitë të vështirë, tani me ardhjen edhe të dimrit, ku duhet të furnizohen me turrshi e me dru për nxemje, shkruan Gazeta10.
“Qeveria duhet të mendoj se çfarë mësimi do të bëhet me mësimdhënësit e ndëshkuar e të dënuar. Në orët e mësimit ata do të mendojnë se ku do t’i marrin ca para hua për ta tejkaluar këtë muaj, i cili është i veçantë. Fëmijët e tyre duhet të blejnë rroba ma ndryshe sepse po vjen dimri, tradita jonë janë turrshit e drutë, duhet ta paguajnë rrymën e etj. Është sulm i padenjë i qëllimshëm, dhe Qeveria Kurti sikur po do që të mos ketë qetësi e rahati në sistemin arsimor, por të ketë greva”, tha Jasharaj për Kanal10.