Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Oferta e “çmendur” e Al-Hilalit për Rodrygon, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori

Gazeta10
31 Janar 2025 - 9:04

Skuadrat nga Arabia Saudite tani po synojnë që në radhët e veta të afrojnë yje nga ekipet europiane.


Siç raportohet nga mediat e huaja, Al Hilal ka bërë një ofertë të çmendur për yllin e Real Madridit, Rodrygo.

Al Hilal i ka ofruar plotë 300 milionë euro Real Madridit për transferimin e sulmuesit brazilian, i cili do bëhej largimi më i shtrenjt në histori.

Përveç kësaj, klubi arab i ka ofruar Rodrygos një pagë prej 140 milionë eurosh.


Por, tashmë është mësuar se kjo ofertë është refuzuar nga sulmuesi brazilian. Ai preferon të qëndrojë në Real Madrid dhe për të fituar tituj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.