
Zvicra dhe Bosnja e Hercegovina do të përballen në Los Anxhelos në kuadër të Grupit B të Kampionatit Botëror, ku të dyja skuadrat kërkojnë fitoren e parë pas barazimeve 1-1 në xhiron hapëse.
Zviceranët e Murat Yakin mbeten favoritët e grupit për të kaluar tutje, një e kaluar kjo e përsëritur në tri Botërorët e fundit, ndonëse dështimi për të ruajtur epërsinë ndaj Katarit la një shije të hidhur në kampin e tyre.
Në anën tjetër, Bosnja e udhëhequr nga Sergej Barbarez vjen në këtë takim me një seri pozitive prej nëntë ndeshjeve pa humbje, duke synuar të bëjë befasinë e madhe për të prekur për herë të parë fazën e eliminimit direkt si shtet i pavarur.
Sa i përket gjendjes së skuadrave, Zvicra gëzon një grup plotësisht të shëndetshëm prej 26 lojtarësh, ku kapiteni Granit Xhaka do të udhëheqë sërish mesfushën nga minuta e parë.
Te Bosnja situata është më komplekse; ata janë në pritje të konfirmimit mbi gjendjen fizike të mbrojtësit Sead Kolašinac që u dëmtua ndaj Kanadasë, ndërsa lajm i mirë mbetet rikthimi në dispozicion i sulmuesit Haris Tabaković. Sipas të dhënave nga Flashscore ndeshja pritet të nisë me rreshtimet e mëposhtme:
Formacionet e mundshme:
Zvicra (4-3-3): Kobel – Widmer, Elvedi, Akanji, Rodriguez – Aebischer, Xhaka, Freuler – Ndoye, Embolo, Vargas
Bosnja dhe Hercegovina (4-4-2): Vasilj – Kolasinac, Muharemovic, Katic, Dedic – Memic, Basic, Tahirovic, Bajraktarevic – Lukic, Demirovic.