
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se AAK do ta mbledh kryesinë e partisë për dështimet e Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta10.
Haradinaj ka thënë se secili vendim i kësaj qeverie është kundër interesave të qytetarëve dhe si shembull e ka marrë moskompenzimin e pagave nga qeveria.
Tutje, Haradinaj ka thënë se AAK është e interesuar që të gjej zgjidhje urgjente për këtë situatë të cilën ai e ka quajtur të pashpresë.
Më tej, Haradinaj ka thënë se sot ka pasur një diskutim punë lidhur me gjithë këto zhvillime.
Këtu keni statusin e plotë:
“Zhvillimet politike ekonomike sociale në Kosovë nuk kanë qenë asnjëherë më të dëmshme për vendin se sa sot.
Çdo vendim i qeverisë është orientuar kundër interesave të qytetarëve e shembulli më eklatant i kësaj është penalizmi i rreth 20 mijë mësimdhënësve duke mos u dhënë pagat.
Aleanca është e shqetësuar me këtë gjendje të pashpresë e cila kërkon zgjidhje urgjente.
Në këtë frymë sot kishim një diskutim pune për dështimet e kësaj qeverie, dhe për zgjidhjet e duhura që të përfshihen në planin qeverisës të Aleancës, të cilin do ta diskutojmë nesër në Kryesinë e parties”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10