
Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtin për keqqeverisje.
Krasniqi ka thënë se qeveria Kurti nuk ka përfunduar as edhe një projekt, përkundër që buxhetin e kanë pasur mbi 12 miliardë euro.
“Ne kemi pasur një keqqeverisje. Kemi një kryeministër i cili gjatë fushatës nuk ka çfarë të tregojë për asnjë projekt që ka përfunduar për katër vite”, ka thënë Krasniqi.
Tutje, ajo ka akuzuar qeverinë Kurti për korrupsion, duke thënë se kanë vjedhur në vaj dhe në miell.
“Kanë premtu çerdhe dhe nuk janë askund. Bashkimi kombëtar nuk është askund. Ka ardh puna që kanë vjedhë në rezerva shtetërore. Kanë vjedhë në miell e në vaj e deri te ambalazhuesit e ujit”, ka thënë ajo në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/