Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Bedri Hamza: Edhe Gjakova mundet më mirë!

Gazeta10
31 January 2025 - 20:52

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka kërkuar nga qytetarët gjakovarë që të votojnë për një qeveri që investon në Gjakovë.

“Gjakova ka vendosur për shpresë. Ka vendosur për progres. Ka vendosur për një qeveri që investon në Gjakovë”, shkroi Hamza në postimin e publikuar në rrjetin social, Facebook.

“Ne mund ta bëjmë ndryshimin që e duan qytetarët, por ai fillon me ju. Ngrihuni, mobilizohuni, flisni dhe bëni që zëri juaj të dëgjohet. Sigurohuni që të dëgjohet fort dhe qartë për Kosovën që mundet ma mirë!”, vijoi më tutje ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.