
Analisti politik, Adrian Çollaku ka vlerësuar se fushata e zgjedhjeve të shkurtit është ndër më të mirat, ngaqë siç tha ai, shumicën e rasteve në Kosovë ka pasur zgjedhje të parakohshme.
Çollaku ka thënë se fushatën e ka filluar ashpër së pari kryeministri aktual, Albin Kurti.
“Ishte një gjuhë shumë e ashpër e Kurtit në fillim, por ka reflektu edhe ka fillu me premtime konkrete”, ka thënë Çollaku.
Por megjithatë, ai ka thënë se Kurti ka reflektuar pasi e ka parë që me një gjuhë të tillë nuk ka impakt tek qytetarët.
“I pa që nuk po i kundërpërgjigjet kush edhe nuk dhez ajo”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/