
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në mes të komentatorëve politikë, Xhavit Drenorit dhe Halil Matoshit lidhur me sistemin e drejtësisë.
Drenori ka thënë se sistemi i drejtësisë duhet të ndryshojë në Kosovë.
“Nëse diçka s’funksionon duhet me ndryshu këtë sistem. Gjykata Speciale është saktë kryekëput i këtij sistemi gjyqësor të kalbur”, ka thënë Drenori.
Drenori ka thënë se partitë politike mund të bëjnë sistem të drejtësisë, ngaqë siç tha ai, ka pasur prokurorë që flejnë në dosje të krimit.
“Ka pasë protesta të OJQ-ve kundër kryeprokurorit Lumnezi për shkak të fjetjes mbi dosjet e krimit. U vodh ajo zyra ku duhet me u rujtë u vjedh ajo vetë. Humben gjithë ato dosje”, ka thënë ai.
Ndaj një mendimi të tillë ka reaguar Matoshi.
“Harroe ata. Jo bre se i kanë trupat e vet. Është edhe Këshilli Prokurorial”, ka reaguar Matoshi. /Gazeta10/