
Komentatori politik, Blerim Gashi ka thënë se kryeministri aktual, Albin Kurti ka shpërfaqur një guxim për t’iu kundërvënë oligarkëve përgjatë kësaj fushate elektorale.
Gashi i ka quajtur deklarimet e Kurtit si një “luftë frontale” ndaj oligarkëve.
“Lufta frontale dhe goditja elektorale ndër më të mëdhajat është guximi me jau thanë në sy oligarkëve atë që kerkush s’u ka thanë e krejt e kanë ditë”, ka thënë Gashi.
Tutje, ai ka thënë se Kurti me këtë veprim i ka “thyer” shtizat.
“Një guxim i jashtëzakonshëm. Këtu i ka thy shtizat. Këta njerëz të pasur në Kosovë janë oligarkiçë”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/