
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të kandidatit për deputet i Guxo në Listën e Vetëvendosjes, Nezir Krakit dhe komentatores politike, Shqipe Pantinës lidhur me liberalizimin e vizave.
Teksa ka folur për liberalizimin e vizave, Kraki nuk ka lënë pa hedhur “kunja” ndaj opozitës.
Ai ka thënë se qeveria Kurti ka dorëzuar dokumente në Komisionin Evropian për liberalizimin e vizave, teka ka thënë se ata i kanë plotësuar edhe disa kushte.
“Në 2018 Komisioni Evropian ka rekomandu heqjen e vizave për Kosovën. Në pushtet kanë qenë ata që thotë kryeministri Kurti ish-ish-ish, ata që kanë shku e s’kthehen”, ka thënë Kraki.
Ndaj një opinioni të tillë ka reaguar Pantina.
“Në vitin 2018 ka qenë dikush tjetër në pushtet dhe jo Kurti. Kriteret janë plotësuar më herët”, ka reaguar Pantina. /Gazeta10/