
Kandidati për deputet nga Guxo në Listën e Vetëvendosjes, Nezir Kraki ka deklaruar se qeveria Kurti i ka plotësuar disa kushte shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Teksa ka folur për liberalizimin e vizave, Kraki nuk ka lënë pa hedhur “kunja” ndaj opozitës.
“Në 2018 Komisioni Evropian ka rekomandu heqjen e vizave për Kosovën. Në pushtet kanë qenë ata që thotë kryeministri Kurti ish-ish-ish, ata që kanë shku e s’kthehen”, ka thënë Kraki.
Ndaj një opinioni të tillë ka reaguar Pantina.
“Në vitin 2018 ka qenë dikush tjetër në pushtet dhe jo Kurti. Kriteret janë plotësuar më herët”, ka reaguar Pantina. /Gazeta10/