
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje
Para pak minutash, ka pasur gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Gazeta10 ka njoftuar për ngjarjen bazuar në rrëfimin e lexuesve të kësaj gazete.
Ky lajm është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për Gazeta10 të cilët thonë se bazuar në të dhënat fillestare nuk ka pasur persona të lënduar.
“Rreth orës 20:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ”Dëshmorët e kombit” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin”./Gazeta10