Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Izmaku për Limajn: Njerëzit kërkojnë rikthimin e politikanit që fjalën e përkthen në vepra!

Gazeta10
02 February 2025 - 21:59

Xhevahire Izmaku, kandidate për deputete nga NISMA, ka thënë se partia e saj po merr përkrahje të madhe nga qytetarët në të gjitha anët e Kosovës.

Izmaku ka deklaruar se qytetarët nuk e kanë harruar kontributin e kryetarit të Nismas, Fatmir Limajt dhe se të njëjtin duan ta rikthejnë në qeveri.

Teksa ka folur për përkrahjen e qytetarëve, Izmaku nuk ka kursyer kritikat për qeverinë Kurti.

Njerëzit kanë dashtë me rikthy politikanin që tani e shohin një ndryshim të madh, duke i krahasu me këta që i kemi në qeveri dhe vetëm fjalë kanë pasë. Ne e dijmë që ka rrugë që ende janë të papërfunduara”, ka thënë ajo në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Sipas saj, Limaj me Nismën çdo fjalë e kanë kthyer në vepra.

“Njerëzit dojnë me besu në Nismën Socialdemokrate dhe atë sloganin që na e kemi quajtur veç vepra”, ka thënë Izmaku. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.