Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Izmaku për Haradinajn e Limajn: Dikur patën interes çlirimin e pavarësimin e vendit, sot bashkëqeverisjen!

Gazeta10
02 February 2025 - 22:02

Xhevahire Izmaku, kandidate për deputete nga NISMA, ka thënë se bashkëpunimi në mes të Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt ka qenë shumë i lehtë për shkak se ata kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën.

Sipas Izmakut, Haradinaj dhe Limaj në kohën e luftës i ka bashkuar synimi për çlirimin e vendit, teksa sot i ka bashkuar bashkëqeverisja.

“Nuk është hera e parë që liderët kryesorë z.Limaj dhe z.Haradinaj bashkëpunojnë ka qenë shumë më e leht. Këta i kanë ndërlidhur interesa shumë më të mëdha sesa qeverisja që kanë qenë të nivelit nacional sepse fillimisht kanë pasur synim çlirimin e vendit”, ka thënë ajo.

Tutje, ajo ka thënë se bashkimi i AAK-Nismas veçse i ka dhënë një diversitet më të madh politikbërjes.

“Bashkimi i këtyre grupeve vetëm i ka dhanë një diversitet të madh politikbërjes”, ka thënë Izmaku në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.