
Xhevahire Izmaku, kandidate për deputete nga NISMA, ka premtuar se do të vazhdojë kontributin në sektorin medial, siç e ka dhënë edhe dikur si gazetare gjatë luftës.
Izmaku ka thënë se do të angazhohet sidomos për spektrin medial në sektorin privat në Kosovë.
“Po ka me pasë një rikthim sa më të mirë dhe angazhim sa i përket spektrit medial në Kosovë dhe veçanërisht sektorit privat sepse duke e pasur parasysh zhvillimin ekonomik, e di se sa e vështirë është edhe mbijetesa mediale e sektorit privat”, ka thënë Izmaku.
Ajo ka theksuar se mezi pret të rikthehet dhe të bëjë bashkëpunimin që deri tani i ka munguar spektrit medial në Kosovë.
“Konsideroj që ka nevojë shumë ma shumë me u fuqizu në këtë drejtim dhe po ka me u ba ma shumë”, ka thënë ajo. /Gazeta10/