Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Ejupi-Hajzeraj për tragjedinë në Jabllanicë: Çdo qeveri i ka anashkalu objektet që kanë qenë rrënoja të luftës

Gazeta10
02 February 2025 - 21:03

Komentatorja politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj ka shprehur shqetësimin për mosrrënimin e dhe anashkalimin e objekteve të luftës nga institucionet në Kosovë.

Ejupi-Hajzeraj ka thënë se ngjarja në Gjakovë ka qenë një tragjedi kombëtare.

“Ka qenë tragjedi kombëtare na ka prekur të gjithëve. Pa marrë parasysh kush ka qenë në qeveri e kanë anashkalu edhe këto objekte që janë rrënoja të luftës së fundit me i mirëmbajt ashtu si duhet”, ka thënë ajo.

Sipas Ejupi-Hajzerajt, objektet e tilla do të duhej të ishin në mbrojtje të shtetit.

“Këto rrënoja duhet me qenë në mbrojtje të shtetit. Unë e di që ka plotë objekte të tilla që fëmijët shkojnë e luajnë”, ka thënë Ejupi-Hajzeraj.

Tutje, ajo ka kritikuar partitë politike për vazhdimin e fushatës zgjedhore përkundër vdekjes së tre të rinjve në Jabllanicë të Gjakovës. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.