Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Tomori: A do të festojë nëse do ti shënoja gol Chelseat ? Të shohim nuk e di !

Gazeta10
04 October 2022 - 16:25

Reprezentuesi anglez do të përballet me ish-klubin e tij për herë të parë që kur iu bashkua Milanit në janar 2021.

Ai është produkt i akademisë së Chelseat dhe ka luajtur 27 ndeshje me Blutë përpara se të transferohej te Milani.

“Chelsea është një ekip i madh, me lojtarë të mirë”, tha ai për Sportmediaset përpara udhëtimit të Milanit në Londër.

“Ne jemi të fokusuar në lojën tonë dhe e dimë se do të jemi në lartësinë e detyrës nëse luajmë siç dimë”.

Milani ka katër pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa blutë kanë fituar vetëm një dhe ndeshja e nesërme me kampionët e Serisë A është vendimtare për shpresat e tyre kualifikuese. “Ata kanë një pikë, por janë ende një ekip i fortë”, paralajmëroi Tomori.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë sepse ata kanë lojtarë të vlefshëm, por edhe ne kemi dhe sigurisht, shpresoj se mund të fitojmë.

“Jam i emocionuar dhe i lumtur që kthehem në Stamford Bridge, dua ta ndihmoj skuadrën të fitojë tre pikë.”

Tomori ka shënuar dy gola në 72 paraqitje me Milanin. Po nëse nesër gjen rrjetën kundër ish-klubit të tij? “Do të shohim”, tha 24-vjeçari.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.