Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Vjen reagimi i parë nga Rashford pas transferimit tek Aston Villa

Gazeta10
03 Shkurt 2025 - 11:04

Marcus Rashford ka finalizuar largimin nga Manchester United duke iu bashkuar Aston Villas si huazim, dhe tani ai folur për këtë transferim.

Rashford ishte përjashtuar nga formacioni i United nga Ruben Amorim, pasi trajneri me sa duket nuk ishte i kënaqur me sjelljet e sulmuesit.

Tekniku portugez më pas vuri në dukje se reprezentuesi anglez nuk do të përfshihej në skuadër nëse nuk do të kishte një përmirësim të dukshëm në sjelljen dhe angazhimin e tij ndaj ekipit.

 

Ndërkohë, Rashford vazhdoi të kërkojë mundësi për të larguar nga klubi gjatë afatit dimëror, qoftë si huazim ose si transferim i përhershëm.

Sulmuesi ishte lidhur ngushtë me Barcelonën, Borussia Dortmund dhe Milan, megjithatë, Aston Villa hyri në lojë në momentin e fundit për të nënshkruar me të në formë huazimi.

Rashford tani ka folur për herë të parë që nga transferimi i tij në ‘West Midlands’ dhe ka lavdëruar Unai Emery.

“Do të doja të falenderoja Manchester United dhe Aston Villa që e kanë bërë realitet këtë marrëveshje huazimi”.

“Isha me fat që disa klube më kontaktuan mua, por Aston Villa ishte një vendim i lehtë. Me të vërtetë e admiroj mënyrën se si Aston Villa po luan këtë sezon dhe ambiciet e trajnerit”.

“Unë vetëm dua të luajë futboll dhe jam i emocionuar të fillojë. I uroj të gjithëve tek Manchester United më të mirën për pjesën e mbetur të sezonit”, ka shkruar Rashford.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.