Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident me fatalitet në Gramsh, humb jetën një 50-vjeçar

Gazeta10
03 February 2025 - 10:26

Gjatë ditës së hënë në rrugën Gramsh-Cërrik ka ndodhur një aksident me fatalitet.

Sipas Policisë së Shtetit, një 50-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e këtij aksidenti.

Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë

“Rreth orës 09:00, në aksin rrugor “Gramsh-Cërrik”, automjeti me drejtues shtetasin G. K., 21 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. H., 39 vjeç. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi A. H., rreth 50 vjeç, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin E. H., si dhe janë dëmtuar shtetasi E. H. dhe pasagjeri tjetër në automjetin e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi G. K. është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor në vendngjarje vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.