Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Po flet në emër të Trumpit”, Rama: Grenell tha se Kurti nuk është partner i besueshëm

Gazeta10
03 February 2025 - 20:37

Komentatori politik, Fidan Rama ka komentuar kritikat e emisarit të SHBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurtit.

Rama ka deklaruar se Grenell po i shpjegon Kurtit se nuk është partner i besueshëm

“Ai po thotë shqip që ti s’ki me bashkëpunu me Amerikën sepse ti je partner jo i besueshëm”, ka thënë Rama.

Tutje, Rama ka thënë se emisari i SHBA-së po flet në emër të presidentit Trump.

“Grenell nuk është duke folur në emër të vet, por në emër të presidentit Trump”, ka thënë ai.

Në një postim në rrjetin X, Grenell shkroi se edhe republikanët, edhe demokratët në SHBA e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin “për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.